Një grua në Suharekë ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy persona.
Sipas raportit 24 orësh në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.
“DHUNIM-Suharekë 02.07.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e Policisë