Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeTentim vrasje në Podujevë, përdoret kallashi – Policia jep detaje

Tentim vrasje në Podujevë, përdoret kallashi – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy burra në Podujevë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri, raporton Express.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47, me një karikator dhe 9 fishekë.

VRASJE NË TENTATIVË – Fsh. Potok, Podujevë 04.07.2024-17:42. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT