Saturday, July 20, 2024
BallinaShowbizAmir Rrahmani për Xhulin: Është shumë e ulët…

Amir Rrahmani për Xhulin: Është shumë e ulët…

Kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka sqaruar aludimet që mes tij dhe ish banores së “BBVK”, Juliana Nura mund të ketë nisur diçka.

Këto aludime erdhen pas një fotografie ku shiheshin të dy së bashku, shkruan IndeksOnline.

Rrahmani i ka mohuar këta zëra duke thënë se është një gjest i ulët nga ana e Xhulit, pasi ajo i kishte kërkuar fotografi e më pas ua kishte dërguar mediave.

“Nuk ka asgjë të re, është një sen shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos me reagu. Jam singel dhe nuk ka asgjë të re” tha kapiteni dardan në një intervistë për Dukagjini.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT