“Dashuria ime për futbollin ka filluar qysh në moshën shtatë vjeçare”.
Kështu shprehet për Telegrafin 13 vjeçari nga Gjilani, Adeon Ibrahimi, cili është fans i futbollit dhe është ndjekës qysh nga mosha e hershme e rritjes së tij.
“Unë jam Adeon Ibrahimi, jam 13 vjeçar dhe jam në klasë të tetë. Dashuria ime për futbollin ka filluar qysh nga mosha shtatë vjeçare, pra nga kjo moshë fillova ta shikoj futbollin. Njoh shumë ekipe të futbolli nga ligat e para e deri tek ato të gjashta”, është shprehur Ibrahimi.

Ai thekson se aktualisht është duke ushtruar në njërin prej ekipeve vendase, mirëpo në të ardhmen Ibrahimi shpreson se do të transmetohet në një ekip të ri.
“Për momentin jam duke ushtruar në disa ekipe të futbolli, mirëpo për shkak të pushimit dhe besoj se në sezonin e ri do të shkoj do të transformohem në një klub të ri. Shpresoj që do të luaj për ndonjë ekip më të madh vendas, si Drita ose Gjilani, e pastaj do të doja të luaja edhe për Real Madridin”, ka theksuar ai.
Ekipi favorit vendas i tij është Gjilani, ndërsa ai ndërkombëtar është Real Madridi. Ibrahimi për këto ka treguar edhe arsyen se pse i favorizon më shumë se ekipet e tjera.
“Ekipi jem i preferuar në Kosovë është SC Gjilani dhe arsyeja pse më pëlqen është sepse e ruan traditën e ekipit, është derbi kundër FC Dritës, ndërsa arsyeja e njëjtë është edhe për Real Madridin, e cili është ekipi jem i preferuar ndërkombëtar dhe i cili ruan traditën e klubit, e kemi rival të madh Barcelonën”, ka thënë 13 vjeçari.