Wednesday, September 18, 2024
BallinaSportRodri: Yamali mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë

Rodri: Yamali mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë

Mesfushori spanjoll, Rodri, është i befasuar me paraqitjet që është duke i treguar sulmuesi 16-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal.

Të premten në një intervistë për mediumin spanjoll “Diario AS”, Rodri ka theksuar se në vitet e ardhshme, Yamal mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

“Unë shoh pjekuri tek ai që nuk e kam parë ndonjëherë, sinqerisht. Dhe unë shoh potencial të madh te Yamali. Në një ose dy vitet e ardhshme do të jetë një nga më të mirët në botë. Por mbi të gjitha e shoh si një djalë shumë të qetë, me dëshirë për të mësuar. Te Lamine shoh një djalë me dëshirën për të fituar kolektivisht. Këto tipare e bëjnë një futbollist për të qenë një nga më të mirët në vitet e ardhshme”, u shpreh Rodri.

Supertalenti Yamal, është bërë edhe golashënuesi më i ri në histori të Kampionateve Evropiane. Yamal realizoi supergol në ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2024” ndaj Francës. 16-vjeçari në gjashtë ndeshje të zhvilluara me Spanjën ka kontribuar edhe me tri asistime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT