Monday, September 16, 2024
BallinaSportTen Hag tregon edhe sa përforcime i duhen Man Utd-s në verë

Ten Hag tregon edhe sa përforcime i duhen Man Utd-s në verë

Erik ten Hag beson se Manchester United ka ende nevojë për më shumë përforcime këtë verë.

Skuadra e United u shkatërrua nga lëndimet sezonin e kaluar me pothuajse 70 raste të veçanta që privuan Ten Hag nga lojtarë kyç.

Klubi ka shpenzuar tashmë 59 milionë funta për qendërmbrojtësin e Lille, Leny Yoro, dhe 36.6 milionë funta për sulmuesin e Bologna-s, Joshua Zirkzee, këtë verë, por Ten Hag dëshiron të shtojë më shumë përforcime përpara përfundimit të afatit kalimtar.

I pyetur se sa lojtarë të rinj dëshiron, Ten Hag tha: ‘Thjesht të kemi skuadrën sa më të fortë të jetë e mundur. Ne kemi bërë tashmë dy blerje shumë të mira, kështu që kur të gjithë janë të gatshëm, kemi një ekip që mund të mposht këdo.

Por thellësia e skuadrës duhet të përmirësohet sepse kemi pasur lëndime. Jemi të cenueshëm dhe duhet ta shmangim këtë fillimisht duke patur më pak lëndime dhe së dyti, skuadra jonë duhet të jetë aq e mirë në thellësi.

‘Cilësia që kemi në thellësi duhet të përmirësohet edhe më shumë sepse këtë sezon do të jetë mbijetesa e më të fortëve.’

United dëshiron të forcohet në zonat e mbrojtësve të krahut dhe të nënshkruajë një mesfushor defanziv të ri nëse Casemiro ose Scott McTominay largohen. A

ta gjithashtu janë në treg për një qendërmbrojtës tjetër dhe janë lidhur me Jarrad Branthwaite të Everton-it dhe Matthijs de Ligt të Bayern Munich-ut.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT