Saturday, March 22, 2025
BallinaLajmeKy është mërgimtari që vdiq në Valbonë, erdhi për pushime nga Gjermania

Ky është mërgimtari që vdiq në Valbonë, erdhi për pushime nga Gjermania

Pas më shumë se 24-orësh intervenim, Ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë arritur të tërheqin trupin e pajetë të një kosovari, i cili kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.

Mësohet se personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës e ka fajësuar shtetin shqiptar se nuk ka ofruar një helikopter.

Për këtë shkak ShKShMK thotë se tërheqja e viktimës u vonua dhe se “evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT