Thursday, December 26, 2024
BallinaSportFlet babai i Mirlind Dakut: “Djalin tim e kanë kërkuar  në Itali,...

Flet babai i Mirlind Dakut: “Djalin tim e kanë kërkuar  në Itali, Gjermani e Rusi, ekipi ka refuzuar..”

Mirlind Daku mbetet në qendër të vëmendjes te Rubin Kazani.

Këtë herë jo për skandalin e ndodhur në ndeshjen Shqipëri-Kroaci, por për shkak të ofertave kundrejt tij.

Ishte babai i lojtarit që në mediat ruse ka treguar interesimet për Mirlindin.

“Mirlindin e kanë pritur shumë mirë te Rubini. Ai e kuptoi gabimin e bërë në Europian, madje i kanë dhënë edhe numrin 10. Nuk e dimë nëse do të largohet këtë verë, ka ende një muaj kohë, por Mirlindi ndihet shumë mirë te Rubini. Nëse klubi do të dojë ta transferoj, do të mbyllet. Për të interesohet Lokomotiva e Moskës, CSKA, ekipe nga Bundesliga dhe Cagliari”, tha babai i lojtarit.

Megjithatë gazetarët në Rusi kanë zbuluar se Rubin Kazani ka refuzuar ofertën e parë nga Cagliari për sulmuesin shqiptar.

Ekipi italian ka ofruar 3 milionë euro, por për skuadrën ruse kjo ishte një shumë e vogël. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT