Juventus ka finalizuar një marrëveshje me një partner të ri tregtar për t’u bërë sponsori i ri i fanellave të klubit. Mediat në Itali shkruajnë se marrëveshja do të jetë 25 milionë në sezon.
Marka e paidentifikuar është e lidhur me marrëveshje të rrepta konfidencialiteti, por Tuttosport raporton se një dakordim është duke u finalizuar për një marrëveshje dyvjeçare me Juventusin, transmeton GazetaBlic Sport.
Tuttosport sugjeron se klubi do të bëjë një njoftim së shpejti dhe se logoja e partnerit të ri do të jetë në fanellat e klubit në kohë për hapjen e sezonit të Serie A kundër Como më 19 gusht.
/GazetaBlic Sport.