Monday, December 9, 2024
BallinaTurizmi“Po vlojnë njerëzit”, Shëngjini, destinacioni i preferuar i kosovarëve

“Po vlojnë njerëzit”, Shëngjini, destinacioni i preferuar i kosovarëve

Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në destinacionin më të pleqyer të mijërave shqiptarëve të Kosovës por edhe turistëve të huaj.

Gjatë muajit gusht numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje të konsiderueshme. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë si çdo vit shqiptarët e Kosovës.

Përveç ujit të kristaltë dhe rërës kurative, pushuesit vlerësojnë cilësinë e shërbimeve në Shëngjin, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.

Po vlojnë njerëzit, kanë ardhur!’- u shpreh një turist.

‘Që katër ditë jam këtu, mirë shumë. Uji shumë mirë. Nuk është shtrenjtë që po thonë! Çadra është 10 euro.’- tha një turist.

‘Më pëlqen këtu banoj, kam banesën këtu.’- u shpreh një turist tjetër.

Hotelet po punojnë me kapacitet të plotë dhe i gjithë muaji gusht është i pronotuar thonë operatorët turistik në Shëngjin.

Me një vije bregdetare 26 km bregdeti i Lezhës është një nga qendrat më të vizituara të bregdetit të Adriatikut, ndërsa objektivi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT