Thursday, November 21, 2024
BallinaShowbizHoroskopi për datën 11 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 11 gusht nga Russell Grant

Dashi

Mos kini frikë të merrni një rol udhëheqës në një projekt kreativ ose biznesi. Ju keni instikte të mëdha rreth gjërave që duhen bërë dhe prioriteteve që duhen vendosur. Me disa direktiva nga ju, ekipi do të punojë me minimiumin e konfuzioneve dhe shqetësimeve. Tregohuni të hapur ndaj shumë opsioneve. Nëse një metodë nuk funksionon, tregohuni të gatshëm të krijoni një tjetër. Duke i qëndruar me kokëfortësi nëj ideje jot ë mirë, do të humbisni kohë, para dhe resurse.

Demi

Pasionet tuaja për një lloj arti, ju bëjnë shpesh të keni ‘uri’ për të bukurën. Gjeni kohë nga axhenda juaj për të shkuar në një muze, koncert ose teatër. Mos u ndieni nën presion për të shkuar me dikë që nuk ka lidhje me këtë formë arti. Përdoreni kohën tuaj për të shijuar këtë vepër e jo për të dëgjuar dikë që ankohet gjithë kohës.

Binjakët

Qasjet e reja ndaj marrëdhënieve do të sjellin përmirësime të dukshme.  Në të kaluarën, ju përpiqeshit t’i kënaqnit të tjerët me çdo kusht. Miqtë dhe kolegët ju kanë keqkuptuar shpesh edhe pse e keni bërë këtë. Ndërtojini sjelljet sipas nivelit dhe respektit që ndjeni për njerëzit. Kultivoni mënyra të sigurta komunikimi dhe vetëbesimi juaj do të rritet.

Gaforrja

Emocionet që i mbanit të shtypura  do të dalin në sipërfaqe. Kjo është një gjë e mirë. Ju shpesh i lini ndjenjat mënjanë për hir të punës. Mos i injoroni impulset tuaja. Kapeni këtë mundësi për të ndryshuar stilin tuaj të jetesës. Imagjinoni ku do të donit të jetonit brenda një viti. Nëse mund ta përfytyroni, mund ta arrini.

Luani

Mjaft punuat për më pak se ç’meritoni. Kërkoni një rritje rroge, një punë më fitimprurëse ose gjeni kohë për t’u marrë me aktivitetet që adhuroni. Nëse ndjeni se nuk keni zgjedhje tjetër, gaboheni. Thjesh po operoni nga një sistem kufizues veprimi. Mjaft vendosët të tjerët në plan të parë, por vendosni nevojat tuaja. Mos mendoni për ato që të tjerët mendojnë për prioritetet që keni. Ju po jetoni jetën tuaj, jo të tyren.

Virgjëresha

Një takim ose një intervistë do t’ju ndihmojë të avanconi në karrierë. Mos adoptoni një imazh të rremë për veten. Në vend të kësaj, përpiquni të jeni vetvetja. Flisni hapur për qëndrimet tuaja të pazakonta rreth biznesit dhe fusni disa ide të guximshme. Duke e mbajtur veten larg zhurmës, do të hapni rrugën për një promovim ose për një punë impresionuese. Ndoshta do t’ju duhet të bëni shumë takime e të lini shumë orare, por tregoni durim. Nëse i luani mirë letrat, do të krijoni një aleancë të fuqishme.

Peshorja

Kudo që shkoni ju, të tjerët kthejnë kokat. E gjithë kjo vëmendje, vetëm për ju. Një person modest si ju, herë pas here mund të përfitojë nga një nxitje e egos. Kur ndiheni të admiruar dhe të vlerësuar, bëhet më e lehtë për t’i arritur qëllimet. Jeni në një marrëdhënie serioze? Sigurohuni që dashuria juaj të dijë se ju jeni besnik. Duke e trajtuar partnerin me ngrohtësi, do të bëni të mundur një takim pasionant. Është koha të kënaqni anën tuaj sensuale.

Akrepi

Të tjerët janë të magjepsur nga zgjuarsia, hijeshia dhe mprehtësia juaj. Nëse po këkronit dashurinë, do ta gjeni në një konkurs ose në një event sportiv. Loja impenjative do t’ju shpërblehet mirë. Jeni në një marrëdhënie? Lëreni partnerin të presë për ju. Të qenit të hapur ndaj dashurisë dhe admirimit do të krijojë një lidhje të fortë intimiteti.

Shigjetari

Do t’ju duhet të rishikoni disa plane udhëtimi. Nuk do të keni mjaftueshëm para për të bërë një udhëtim të shtrenjtë. Në vend që ta anuloni fare, mund të bëni disa ndryshime në itenerar. Për shembull, nëse është udhëtim turistik, mund të ikni në grup përmes një agjencie. Nuk do të keni lirinë të bëni gjithçka që doni, por prap do t’ja kaloni mirë. Mos hezitoni ta bëni dhe të dilini nga rutina.

Bricjapi

Vlerat tuaja kanë qenë nën ndikimin e disa ndryshimeve të ngadalta, por të sigurta. Në vend që të shkoni përkrah një filozofie që nuk reflekton atë që besoni, lëreni mënjanë. Është e rëndësishme të adoptoni një stil jetese që ju përfaqëson. Do të bëni një diferencë  pozitive dhe do të takoni disa njerëz të këndshëm.

Ujori

Një mundësi e artë po vjen në rrugën tuaj. Mos hezitoni ta pranoni këtë ofertë. Jeni një presion praktik që doni të keni siguri që gjërat të funksionojnë. Garanci nuk të jep askush, por duhet të operoni mbi instikte. Për fat të mirë, gjithmonë keni qenë shumë fleksibël. Të adaptoheni në një mjedis të ri do të jetë e lehtë për ju.

Peshqit

Dalja me miqtë do të jetë shumë zbavitëse. Do t’ju pëlqejë të shkëmbeni ide të guximshme për të ardhmen. Nëse po mendoni të lëvizni nga puna, krijoni një ide se si ta ktheni ëndrrën tuaj në realitet. Personat tuaj të dashur nuk janë posesivë, por duan lumturinë tuaj. Nëse duhet të lëvizni në një qytet tjetër, bëjeni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT