Carlo Ancelotti ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ri.
Tekniku italian ka vendosur për 22 lojtarët që do udhëtojnë për në Varshavë, për t’u përballur në finalen e Superkupës europiane me Atalantën.
Ancelotti ka vendosur të ftojë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion, derisa edhe transferimet e reja si Mbappe e Endrick do të jenë pjesë e ekspeditës madrilene në Poloni.
Por, Ancelotti s’e ka lënë pas as Alaban, i cili është i lënduar dhe nuk ka luajtur që një kohë të gjatë me klubin nga kryeqyteti spanjoll.
Pjesë e listës së trajnerit italian është edhe Jacobo Ramon, lojtar i ri nga akademia e klubit.
Ndeshja finale e Superkupës së UEFA-s luhet më 14 gusht, dhe fillon nga ora 21:00.