Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha -Letra e nënës

Anita Hoxha -Letra e nënës

Kur të lexosh këtë letër, unë s’do të jem më
Netëve të prita me dritë hëne, shqetësuar
Lodhur vitesh, s’munda ta shoh më as atë
Pleqëria, biri, dritën duket ma ka shuar


Je martuar kanë thënë , sa u gëzova…
Një urim të shkruaja unë doja, po s’munda !
S’di, shtëpinë e re kur e more, a të mungova…
A vallë, vitesh zemrës tënde unë i humba !?


Ninullën tënde këndoj, nëpër shtëpi, me lot
E më bëhet, sikur në krah foshnje të mbaj
Malli i nënës s’shuhet , as në tjetrën botë…
Dhe as kur shpirti im të hesht…e qielli të qajë !


Dhomën tënde s’e kam prekur e rregulluar,
Drita, fshehurazi hyn dritares, në mëngjes
S’di si mund ndër vite, nënën pa takuar
U plaka, por pa të parë s’dua të vdes !


Dëgjova, Australisë së largët, je pasuruar
Gëzimit për ty s’fjeta…e gdhiva pa gjumë
Bir, mos e harro njė foto, që të kam kërkuar
Kur ishe i vogël ti, nënën e doje aq shumë !


Nga dhimbja, yt at
iku, s’të pa me sy o djalë !
Një amanet ma la ta them unë ty, ndër sy
Shpesh fshatit me këmbë, i kishte dalë
Dhe përtej reve i bëhej, sikur të shikonte ty !


Nëna, s’do të mallkoi, pse kurrë ti s’e shikove
Pse ditët e pleqërisë, zvarritë vetëm, pa njeri
Pse në aq vjetë, kurrë s’i fole, nuk e kërkove…
Nëna shpirt, atje larg, do t’vij e t’flej tek ti !


Kur t’i lexosh këto fjalë, unë s’do të jem më
Ndoshta, ti do t’kthehesh tek shtëpi e vjetër,
Pemë të thara, tjetër s’do gjesh ti më asgjë…
Amanetet tona, ti kem ilënë në një letër !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT