Mora rrugën nga kurbeti
për t’u kthyer në vendlindje.
Në zemër plagë më mbeti
shkrumb e hi shtëpia ime.
Me vështirësi e hidhja hapin
drejt gërmadhës kur po shkoja
Lumenj lotësh morën vrapin
jetë kurbeti më nuk doja!
Preka gurët plot me dhimbje
në zemër ndjeva drithërimë.
Dëgjova zërin e nënës time
qê vinte gërmadhës me ushtimë.
Kur hirin me këmbë e shkela
gjëmim shpirti në sy më mbeti.
larg vendindjes në mërgim ngela
vite jetë më gllabëroi kurbeti.
Me lot zemre mbi gërmadhë qava
mbushur brenga e dëshpërime.
Mallin me shtëpinë e djegur ndava
buzë rrugës në vendlindjen time.