Do të krenohemi nëpër breza
për të madhen Nënë Tereza
prej Shqipnie shqiponjë n‘Kalkutë
bëri udhë me hapa të urtë
plot mirësi miqësinë krijoj
me urtësi nëpër botë ndihmoj
Bill Clinton-in e këshilloj
M’ruaj Dardaninë, botës i kujtoj
lindi n‘Shkup Gonxhe Bojaxhiu
zemër t‘madhe e shpiert njeriu.
N’histori krenarë nëpër breza
o zonjë e madhe, Nënë Tereza
Në çdo vend ndihmën e fale
botës i ofrove zemrën bujare
vepra t‘mëdha, o misionare
krenaria e Botës Shqiptare.