Pemët në vit çelin dy herë
Dy herë ka raste piqen,
Nga një gabim njerëzor
Këtu pyjet digjen.
Njerëzit jetojnë mbi ujë
Nga uji shpesh përmbyten,
Nga një gabim njerëzor
Me autobote ujë shitet
Universitete ka plot
Specialistë të çdo moshe,
Nga një gabim njerëzor
Drejton një mendje boshe.
Edhe rrugë ka plot
Disa herë të shtruara
Nga një gabim njerézor
Si rroba të arnuara.
Ka bulevarde me drita
Edhe me fotoelementë,
Nga një gabim njerëzor
Natën ecën me mend.
Një shoku im poet
Ka shkruar për këtë vend,
Të ish sa ç’është trim.
Po kaq edhe me mend.