Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-ATY KU PUNOHET

Murtez Asllani-ATY KU PUNOHET

Në Gjermani kur shkova
Sa bukur jetohet,
Por edhe pandërprerë
Atje punohet.

Natyra e bukur
Dhe kudo gjelbërim
Syri i shikonte
Kënaqej shpirti im.

Ara e livadhe
Të punuara për mrekulli
Punohej ditë e nat
Dhe kudo ishte qetësi.

Sa mirë është këtu
Gjithçka shkon me rend,
Te ne punohet
Nganjëherë pa mend.

Njerëzit e kulturuar
Secili shkon n’punë t’vet,
Si intereson kush je
Veç të përshëndet.

Aty ku punohet
Ka patjetër pasuri,
Kështu të gjithë
lakmojnë
Të shkojnë në Gjermani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT