Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritSahit Shala -PËRSE...?!

Sahit Shala -PËRSE…?!

Në një gëzhojë prej interesi
Kemi hyrë me gjasë për t’u sosë
Se kjo punë e pistë si e dreqit
Asgjë tjetër kënd s’e joshë


Tash respekt nuk ka gjëkundi
Ka ikë gjetkë nuk kthehet më
Kjo njerëzi më ndjenja druri
Asgjë tjetër n ‘vete s’la


Nuk është më ai gaz i pastër
Që e lëshonim pa u hamend
Tash kem’ mërrola përtej mase
E për tjera s’kemi rend


-Ndal njëherë mendo më mirë
Se kështu s’ke ku të shkosh
Nëse ke një shpirt të dëlirë
Fillo vetën t’a korrigjosh

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT