Vjeshta erdhi si kusare,
vetull-çarë…pa trokitur,
rrezet qepur në dritare,
bregut valët kryengritur…
Mjergulla ulur mbi çati,
shtungëllon ca përtuar,
vesa rrjedhur përkarshi,
nis të qajë…pa pushuar…
Gjethet rënë si ngaherë,
rrug më rrugë arratisur,
lajmëtare…der më derë,
prag më prag…kuturisur…
Vjeshta erdhi si kusare,
flokë-artë,sy-zgleposur,
rrezet qepur në dritare,
era shtigjesh…inatosur…