Tek sa vera po ikën,
era vallëzon me rërën,
nën oshëtimën e dallgëve të dhomave bosh.
Pulebardhat,
fluturojnë në ëndrra dhe harabel i vogël,
është shenja, se vjeshta është në ardhje.
Anijet rrëmbejnë diellin, e guralecët,
u bjenë këmbanave
për gjethet sipër valëve,
si rruaza të argjenda në gushat e vashave.
Endrrat,
për këngën e detit, mbeten të lagura
në guackën e madhe të oqeanit.
Shtatori s’është bindur akoma,
se kapitenët e detrave i kanë ngjyrë gri flokët
ashtu si udhëtimet në distancat e gjata.
Në gotën me kripë,
ndjej aromën e verës,
ëndrrat që lundrojnë horizontit të pafund.
Mbi det dhe nën det !