Monday, September 16, 2024
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-SHKALLËT E SHPIRTIT

Rudina Muharremi Beja-SHKALLËT E SHPIRTIT

Unë nuk mund t’i kapërdij të djeshmet
pa zbritur më parë nëpër ato shkallë,
thërrimet pa ua mbledhur melankolive,
notat melodive,
pa i bërë edhe një herë dhimbjet gërshet,
pa u arratisur heshtjeve të bekuara,
rebusit të labirinteve,
e thepnajave të lodhura darovitjes së reve
që me vete sjellin përherë rrufe…
Më pas mund të ngjitem shkallëve të shpirtit
e të fluturoj lartësive,
atje ku korbat nuk venë,
dhe me fije shprese në sqep
të ndërtoj folenë…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT