Shtëpia pa njerëz
është e vëllaut tim,
që vdiq i ri
fëmijët i la jetim.
Një djalë që kishte
iku në kurbet,
vajzat u martuan
shkuan n’ vend të vet.
Dikur shtëpia
plot me fëmijë,
pse mbeti bosh
as vetë s’e di.
Oborri plot bari
dhe hitha plot,
minj e mace
aty bredhin kot.
Sa më dhimbset
që ka mbetur vetë,
askush nuk lëviz
aty nuk ka jetë.
Kështu e paska jeta
me shumë mundime,
mos të kënaqesh kurrë
dhe paska pak gëzim.
Më ka marrë malli
për vëllaun tim,
që vdiq para kohe
e s’pat kurrë gëzim.
Aty oborri
është mbushur me therra,
dimër e verë
aty s’hapet dera.