Monday, October 7, 2024
BallinaShowbizHoroskopi për datën 13 shtator 

Horoskopi për datën 13 shtator 

Dashi

Dikush po ju nxit të bëni një ndryshim. Në vend që të përgigjeni shkurt, tregohuni të hapur ndaj sugjerimit të tij. Do të ndiheni mirë kur të zbuloni një talent të fshehur. Nuk do ta njihni kurrë potencialin tuaj nëse nuk pranoni sfida të reja. Mund edhe të futeni në një kurs për t’u specializuar më shumë. Në vend që t’i mbani ndjesitë të mbyllura në shishe, do të jeni në gjendje t’i shfaqni ato hapur.

Demi

Një person i dashur ju kërkon të mos bëni ndryshime që përfshijnë karrierën. Edhe pse doni ta bëni të lumtur këtë person, nuk do ta lini këtë mundësi të artë t’ju ikë nga duart. Vazhdoni të ndiqni yllin tuaj, edhe nëse shkakton debate të mëdha. Keni aftësi të mira lidershipi. Nëse nuk gjeni një mënyrë për ta përdorur talentin  tuaj, ju jeni të pakënaqur. Kjo nuk i bën mirë marrëdhënies. Bëni një diskutim të përzemërt me partnerin tuaj sepse është e rëndësishme të kuptojë si ndiheni ju.

Binjakët

Mos e përdorni ndikimin që keni për të zgjeruar interesat tuaja. Është joshëse të këkroni ca ndere, por kjo do të shkaktojë pakënaqësi të thellë. Nëse doni të bëni përpara, duhet të përdorni ato kanale që janë në dispozicion për të gjithë. Në këtë mënyrë, kur të merrni atë që dëshironi, askush nuk do t’ju akuzojë. Pozicioni në një punë të lakmueshme është i mundshëm, por nuk duhet t’u kërkoni ndihmë miqve. Kërkojeni këtë pozicion në bazë të përvojës dhe njohurive, jo lidhjeve miqësore.

Gaforrja

Besimi juaj po rritet. Kjo është një mundësi e përkryer për të nisur një projekt të ri të guximshëm ose për të bërë një lëvizje të guximshme. Suksesi juaj është praktikisht i garantuar. Njerëzit do t’i përgjgjigjen mirë qëndrimit tuaj dhe do të bëjnë të pamundurën t’ju ndihmojnë. Kur hasni në njerëz cinikë, trajtojini me respekt dhe më pas largojini nga vetja. Taktikat tuaja miqësore dhe pa presion do të bëjnë përshtypje të mirë.

Luani

Puna në një organizatë bamirësie do t’ju shpërblehet. Disa njerëz do t’ju akuzojnë duke ju quajtur egoistë, por kjo për shkak se flisni rrallë për punën tuaj filantropike. Ky është tregues i dikujt që ësht bujar.  Ju investoni kohë, burime dhe para sepse doni të jeni i dobishëm dhe jo publik. Në këto grupe vullnetare ju takoheni me njerëz me të cilët ndani të njëjtën dashuri për njerëzimin dhe kjo është diçka e bukur.

Virgjëresha

Aktivitetet në grup do të ishin një mundësi e mirë për ju në këto momente. Jo vetëm që do të bëni miq, por do të jeni në gjendje që edhe të nga lidhjet që do të krijoni në grup. Mos hezitoni të kërkoni favore kur keni nevojë për to. Po kërkoni punë? Përhapeni fjalën në grup. Dikush mund të ketë dëgjuar për një variant pune që kërkon aftësitë tuaja. Keni nevojë të bëni disa riparime në shtëpi? Do të merrni një rekomandim të shkëlqyer.

Peshorja

Përmirësimet në vendin e punës ju bëjnë të qëndroni entuziast. Keni pasur rreth vetes disa probleme për t’u zgjidhur. Sapo të gjendet zgjidhja e tyre, do të lehtësoheni shumë në punë. Produktiviteti juaj do të rritet menjëherë dhe do të dini ta promovoni shumë mirë veten. Jeni të papunë? Do t’ju jepet një ofertë e cila edhe pse jashtë fushës tuaj, ja vlen ta pranoni. Do të zbuloni disa talente të fshehura në këtë proces.

Akrepi

Blerja ose shitja e një prone do t’ju mundësojë një situatë të mirë financiare. Nëse do të zhvendoseni, mendoni për një zonë që nuk është shumë e populluar. Dyqanet, restorantet e butikët do të mbijnë si kërpudha pasi të banohet. Dhe ju mund të jeni ndër të parët që do të përfitoni nëse bëni një investim dinak. Ju mungojnë paratë? Një i afërm bujar do t’ju shpëtojë.

Peshorja

Paratë nga një burim i papritur do t’ju lejojnë të blini një pajisje të re elektronike. Blini një kompjuter ose smartfon. Ose çoni makinën në servil. Sa më shpejt t’i korrigjoni problemet, aq më shumë para do të kurseni. Mos u shqetësoni. Një punë fitimprurëse është përpara. Ju mund  të paguheni edhe për ofrimin e këshillave profesionale. Mos kini frikë të kërkoni një tarifë më të lartë se ajo që u ofrohet fillimisht.

Shigjetari

Kujdesuni mirë për shëndetin tuaj. Nëse jeni të shkatërruar nga lodhja, merrni pak pushim. Kthehuni herët në shtëpi dhe shijoni relaksim. Është koha që të mos kujdeseni vetëm ju për të tjerët, por edhe të merrni përkujdesje mbrapsht. Do të rikmëkëmbni shumë shpejt gjendjen tuaj. Ai që ecën ngadalë fiton garën.

Bricjapi

Ndjenjat intensive rreth një personi të dashur do t’ju bëjnë të ndërmerrni disa ndryshime. Kur miku juaj i ngushtë ose partneri romantik ankohet për sjelljen tuaj, dëgjojeni me kujdes. Ky është shansi juaj për të pëmirësuar marrëdhëniet. Gjeni mënyra të mira për të shprehur admirimin tuaj si komplimentet e sinqerta, dhurata të menduara mira dhe gjeste të këndshme pasi do të priten me shumë entuziazëm. Provojeni dhe shikojeni.

Ujori

Të pretendoni se një problem nuk ekziston nuk është më një problem. Kapeni këtë mundësi për t’u ulur me njerëzit e prekur nga ky problem dhe për të diskutuar zgjidhjet e mundshme. Mund të jetë e dobishme të largoni sa përgjegjësi të papëlqyera dhe të krijoni një grup online kur të mbështesni njëri-tjetrin. Jini të hapur ndaj sugjerimeve.

Peshqit

Një veprimtari në grup do t’ju japë kënaqësi dhe dëshirë për të biseduar. Shmangini temat e nxehta si besimi fetar dhe politika. Nëse dikush ju bën pyetje shumë personale, ndryshoni temë. Mbi të gjitha, mos ndani sekrete personale. Do të takoni një artist ose personalitet që keni përzemër. Nëse keni diferenca në qëndrime mos u diferenconi. Mund të arrini një kompromis.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT