Futbollisti i cili po lë gjurmë të mëdha në futbollin spanjoll dhe botëror, Lamine Yamal ka thënë se ai asnjëherë nuk dëshiron të largohetnga skuadra e Barcelonës.
Ai ka dal nga shkolla e futbollit të Barcelonës, “La Massia” dhe shpreson që një ditë të bëhet legjendë e klubit katalanas.
“Nuk dua të largohem kurrë nga Barcelona. Dua të bëhem legjendë e këtij klubi”, ka thënë Yamal.
Futbollisti 17-vjeçar debutoi me “Blaugranat” sezonin e kaluar ku realizoi shtatë gola dhe dhuroi po aq asistime në të gjitha garat duke thyer edhe rekorde.
Ndërkohë edhe këtë edicion e ka nisur në mënyrë spektakolare duke shënuar një herë e asistuar plot katër herë në La Liga./Express