Mos loto, q’i n’kujtesë
të ruej pa turbullue
kqyrjen tënde plot shpresë
magdalenë e pikëllue!
Mos qaj! fisnike, zija
kur veten nuk e shpallë
ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.
E zymtë asht dita e motit
nuk dij a kem’me u pa…
n’se jo, ti lutju zotit,
se mirë na jemi nda.