Wednesday, September 18, 2024
BallinaVitrina e libritVojsava Branko -Ditari..

Vojsava Branko -Ditari..

Mê kujtohen shpesh ato kohë t’bukura,
Kur zhgarravisja mbi fletën e bardhë,
Pa fund ndodhit çfarë përjetoja,
Orët humbisnin pak nga pak.


Atë mbremje të qetë pran liqenit,
Ulur pran stolit unë dhe ti ,
Pulbardhat afroheshin e na vështronin,
Stërkala uji hidhnin mbi ne.


Era që frynte gjethet lëshonte,
Kurora formonin mbi gjelbërim.
Asnjëri nga ne vështrimin se hoqi,
Mbi veprën e artit krijuar atje.


Dorën zgjate mbi flokë përhumbi,
Njê trëndafil shkëlqeu mbi to,
Pika e vesës rreshqiti fytyrës,
Mbi buzë ndaloj e më vêshtroj.


Hëna shkëlqimin e hodhi brënda,
Tik taku i zemrës trupin përshkroj,
Atë çast të bukur si nëpër ëndrra,
Të freskët e ruaj që t’mos vyshket.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT