Ndoshta dikund ka mbetur një valë
dikund një urë pa lumë
një pikëpyetje tutje
pikëçuditëse pa fund
Kur flas me lumin më duket
vrapoj pas valës
brigjeve të dijes dikund ç’të ndalëm
Ndonëse përplasem nga bregu në breg
sërish s’ndali së ecuri
se koha s’na pret
Rrugës së dijes o fëmijë si zogu i lirë
të ecim tokës me edukatë
se nuk ka gjë më mirë
Botës po i rriteni në dorë me sa shumë lodra
rrini më shumë mbi libra
jo mbi telefona
Buzëqeshni buzëqeshni jo mërrola në fytyrë
edukatë e dije
t’i ngrisim më lart e kemi për detyrë
Secili ta bëjmë suksesit nga një hap
të ndihemi të lumtur qoftë dhe një grimë
urës pa lumë t’ia kthejmë rrjedhën me vrap
librin ta duam e kot të mos rrimë