Friday, September 20, 2024
BallinaVitrina e libritDrita Fejza -RESTORANT PUTHJESH

Drita Fejza -RESTORANT PUTHJESH

Kam hapur një restorant puthjesh,
për të pritur trokitjet e tua,
por ti nuk po shfaqesh as sot,
siç ndodhi edhe heren e kaluar.


Ky vend, i krijuar enkas për ty,
në zemër dhe me kujdes,
por tani, kur dikush tjetër trokiti,
ti erdhe i paftuar dhe me vonesë.


S’ka mbetur ndonjë pjatë puthjesh
për t’u servuar.
Është mbyllur restoranti i zemrës për ty,
jemi në pushime dhe kërkojmë qetësi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT