Friday, November 22, 2024
BallinaSportHaaland e lëshoi mundësinë ta thyejë rekordin e Ronaldos

Haaland e lëshoi mundësinë ta thyejë rekordin e Ronaldos

Erling Haaland e ka lëshuar mundësinë ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos për arritjen më të shpejtë të 100 golave me një klub.

Përfaqësuesi norvegjez hyri në ndeshje me Interin në Ligën e Kampionëve mbrëmë me bindjen që ta thyejë këtë rekord pasi i kishte 99 gola në 103 ndeshje me Manchester Cityn.

Një gol eventual ndaj “Nerazzurri” do ta bënte atë ta shkruajë historinë pasi do t’i arrinte 100 gola në 104 ndeshje.

Kurse, CR7 e kishte arritur shifrën e 100 golave pas 105 ndeshjesh të zhvilluara me Real Madridin.


Sidoqoftë, edhe pse nuk arriti ta thyente rekordin e legjendës portugeze, norvegjezi të paktën mund ta barazojë rekordin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Në fakt, ish-futbollisti i Salzburgut dhe Borussia Dortmundit do ta kërkojë golin e 100-të me “Citizens” në fundjavë në ndeshje me Arsenalin në Premierligë.

Nëse e arrin një gjë të tillë do t’i bashkohej Ronaldos si njëri prej dy lojtarëve që e kanë arritur shifrën e 100 golave me një klub të vetëm më së shpejti në histori të futbollit.

Pas barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Interit, trajneri Pep Guardiola e mbrojti Haalandin duke thënë se për ta ruajtur norvegjezin përkujdeseshin gjashtë lojtarë, tre prapa dhe tre përpara, për t’ia pamundësuar kështu që të shënonte gol.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT