Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -TË JETOJMË TË LUMTUR

Murtez Asllani -TË JETOJMË TË LUMTUR

Njerëz jemi
Zoti na ka falë,
Por të qetë
Aspak s’po jetojmë
Veç luftë e fjalë,
Luftërat në botë
Kudo po vazhdojnë
Fëmijë,gra e pleq
Po i maltretojnë.

Pse s’jetojmë të lumtur
Dhe mbajmë kaq inat
Për kurgjë send
E shkatërrojmë një vend
Luftojnë ditë e nat,
Qajnë fëmijët
Bukë kërkojnë
Nënat e molisura
Fëmijët i qetësojnë.

 T'jetojmë të lumtur 

Në paqe e liri
S’do t’jetojmë gjithmonë
O,njerëz faqezi,
Lëri të qetë
Dhe të jetojnë
Me pak lumturi
Jetën ta gëzojnë!

Kur m’kujtohet lufta
Sa shumë shqetësohem,
Populli im i vuajtur
Çdo ditë maltretohej.

Viktima të shumta
Ka kudo në botë,
Familjarët e tyre
I qajnë me lot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT