Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritFrederik Rreshpja-“Kjo pranverë”

Frederik Rreshpja-“Kjo pranverë”

Eja me mua në kopsht,
Tani që dimri iku dhe tërë dëborat kanë rënë!
Nga drurët zbresin ca statuja ajri
Dhe çelin sytë e luleve që flenë.

Por tani që nëna nuk është
Hapen dyert e hijeve dhe dalin perënditë ilire,
Me turinjt e prerë nga mjegullat e lashta
E trëndafilat janë mbyllur në pikëllimin e vet.

Eja të dalim në kopsht
Por nëna nuk është më.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT