Shkova sot tek shtëpia e vjetër,
Trokita në portë, por asnjëri s’kishte mbetur,
Prindërit ishin tretur diku larg në emigrim,
Porta ishte mbyllur askush s’më priti n’përqafim.
Ah shtëpia e vjetër!!!…Sa më ngjalli nostalgji,
Ma ktheu kohën që në fëmijëri,
Aty ku luanim me vëllezër e motra,
Tani asnjë nuk më pret tek porta.
Edhe fqinjët tani më kishin emigruar,
Në lagje nuk pashë asnjë fëmijë,
Asnjë zhurmë nuk dëgjohej si dikur,
Më mbërtheu një vaj se lagjen se kisha parë kështu kurrë.
Ah shtëpi e vjetër sa mall që ndjej për ty,
Për njerëzit e zemrës që s’po i shoh me sy,
Po më dhemb shpirti gjithçka kur kujtoj,
Shtëpinë e vjetër me asgjë se ndërroj.
Edhe pse muret t’janë krisur e pikon çatia,
Ende brenda teje mbretëron ngrohtësia,
Mbase një ditë do të takohemi të gjithë këtu,
Të çmallemi së bashku si “Mishi me thu”.