Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -NJË TË VERBËRI

Murtez Asllani -NJË TË VERBËRI

Duke u menduar
Skaj rrugës shkonte
Me shkopin e bardhë
Drejtimin caktonte.

Njerëzit e shikonin
Dikush i ndihmonte
Të arrinte në cak
Më shpejt dëshironte.

Është vështirë pa sy
Rrugës për të shkuar,
Ndoshta shkopi i bardhë
Diçka i ka ndihmuar.

Njerëzit e shikonin
Dhe u dhimbsej i shkreti,
Si ka mbetur pa sy
Mendonin vetë më veti.

Rruga i dukej e gjatë
Dhe mallkonte veten,
Çka u bë me mua
Kush ma nxiu jetën?

Jeta është plot sfida,
Por duhet përballuar
Edhe ashtu i verbër
Disi duhet jetuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT