Maria Caputo është poete, shkrimtare, kompozitore e gjithashtu është aktive në shumë bashkëpunime.
Maria ka lindur në Villamaina, një fshat i vogël në provincën Avellino (Itali) dhe ka filluar të shkruajë poezi që në moshë fare të re. Deri tani ka botuar tre vëllime me poezi: “Sprazzi – Stërkala”, “Tsunami”, dhe “Note Di Poesia – Nota poezish”
GASTARE NË SHPIRT
Në tryezën e kujtimeve,
gozhdë të helmuara
përtypa.
Vazhdimisht u godit
një çekiç, gastaret
kudo u përhapën
në kujtesën e emocioneve
në zemrën e shpirtit
të kthjellët dhe të qartë.
Më pas vetëm mendimet
e turbullta, të zeza.
Asgjë si më parë.
Nata gëlltit
të gjithë llucën.
Pika e fundit,
gërryen çdo kundërshtim.
Nuk ka më vend për ligësitë.
Era fryn fjalët, një dridhje
brenda dhomës,
një rrahje qerpiku,
një vështrim fytyrës sime,
Vërej se si nuk më ngjason…
TSUNAMI
Re mendimesh,
vështrojnë perëndimin,
prej drite, prej gëzimi;
brenda mbrëmjes,
strehohet aroma e detit…
Uji i kristaltë,
i shpjegohet valës,
dëshiron ta përqafojë…
Dhe zhurma e një mijë rrahjeve,
brenda një guacke.
Një flutur, bie
sipari në mbrëmje,
ndërsa tsunami,
dëshiron të shpërthejë,
brenda një rrezeje hëne…
Është nata e zanave.
E shumëzohen dëshirat
dridhen në rebelim
brenda psherëtimash,
ulërijnë dhe bërtasin në erë…
Vërshim kripe,
shkojnë t’i japin shije pafundësisë…
Një mbulesë yjesh,
ngroh dhe ndriçon,
ëndrrën më të bukur.
Një agim ëmbëlsie,
shkon të kornizojë një ditë të re mendimesh,
mes frymëmarrjes së detit,
mes gudulisjes së diellit…
Në largësi, ankoron
dhe këndon një peshkatar…
BIJ TË TOKËS…
Toka
e kujt në shtrat prehet,
e kujt tashmë ka gjetur paqe…
e kujt ka bashkuar krahët,
ka dorëzuar armët…
dhe thërret qentë…
Mbaroi gjuetia!
Aromë shiu,
shfaqet ylberi,
rikthehet koha e bukur…
Poshtë lisit të madh,
një zhapik nuk lë gjurmë,
një vogëlush shplodhet dhe zgjat kokën,
mbjell rënjët e tij,
i vockël, i vockël,
i vadit me djersë,
e me gjithë dashurinë…
është një ditë e re,
ndërkohë përparon
ecim dhe jemi shumë,
jemi rritur,
jemi përpara,
nuk kuptuam asgjë.
Ligësitë janë gjithmonë të shumta
lind, rritesh dhe mbaron,
por, toka nuk na tradhton…
Shije e lehtë, vere në gotë,
dielli, buke dhe dashurie…
Kujtime të vendit tim,
që lind buzëqeshshëm
në kodrën që diellit i përkulet…
Njerëzit bëjnë festë,
nëpër rrugë nxitojnë,
Qeshin, kërcejnë dhe bëjnë shaka…
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës MIRIADE, gazetare, shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare dhe promovuese