Të pashë përtej dritares
Në ballë të putha — u zbardh qielli
Me fijet e flokut qëndisa violinë
Zemra e burgosur këndon
Derën e zemrës
Gardiani ma rropllon
Muret e shpirtit
Ti m’i ke ndërtuar përjetësisht
S’ka kush që m’i rrënon
Nuk kërkoj falje
Veç premtimin.