Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritFrederik Rreshpja-SKËNDERBEU

Frederik Rreshpja-SKËNDERBEU

Kalon Ai mes shesheve të mbushun me të ramë
Perëndimi dergjet majë ledheve.
Giysëmhana e përgjakun i bie ndër kambë
Mbramja e vjeshtës derdh arin e gjetheve.


Radhë-radhë vijnë arbërit pas Tij porsi reja
Në muzgun e fushave kaluer:
Jehojnë trokëllimat, dridhet Edreneja
Murati shkul mjekrën me duer.


Dhe ecën ngadalë Ai mes fshatrave arbëreshe,
N’errsinë djepet trokëllijnë:
-Fli, bir i nanës se vjen Gjergii,
Ty gjumin ta ruen, o bir!


Era e Alpeve bie lehtë si baladë
Çfarë thotë era e Alpeve vallë?
…Se vjen Ballabani diku nëpër natë,
Turqve u prin në ballë.


Kushtrimet u zgjuen në pyjet pleq
Rrëzohen yjëzit mbi hekurin e armëve.
Fluturon si era çeta luftëtare
Pas kodrave të mbjella me eshtnat e të ramëve.


Dhe ikin para Tij hordhitë anmike
Gjysëmhana e përgjakun i bie ndër kambë.
Trokëllimat e kuajve rendin nëpër vite,
Lavdia rend nëpër kangë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT