E vetme, ti po shkoje, ashtu qetësisht,
Nëpër trotuar, po kërcisnin të tuat taka,
Mbi gjethet, që rrëzoi vjeshta, natyrisht,
Ndërsa era, të tundte flokët nga mbrapa…
Ah,,, ato goditjet me taka, aty në trotuar,
Sikur më godisnin në zemër edhe mua,
Në ato ditët e vjeshtës, diçka kish ngjarë,
Që era, po luante lehtë, me flokët e tua…
Çfarë të thoshja, kur ashtu po të shikoja,
Se retë e zeza, po më dukeshin katran,
Tek sytë e tu, unë një përgjigje kërkoja,
Por pashë mbi ty, ca pika shiu që ranë.
Pikat e shiut, nga qielli, binin si shigjetë
Si dyndje ushtrish, po vinin retë nga jugu,
Ndërsa ti, ecje trotuarit, çuditërisht e qetë,
Pa u trëmbur, as nga shiu, as nga muzgu.
Meteorologët lajmëronin, furtune me shi,
Njerezit vraponin, që të mbyllnin kanatat,
Shqetësimi më kujtoi, sikur vinte një ushtri
Dhe era, rrëzon gjethet, ti i shkel me takat.
Si hakmarrje per vjeshtën, po më ngjante,
Kur shkelje pa mëshirë, gjethet mbi trotuar,
Mbrapa teje,vinte shiu,që “gjakun” të lante,
Nga një betejë, që ti sapo e kishje filluar.