Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritTaena Mata -Dritë e Syve të Tu

Taena Mata -Dritë e Syve të Tu

Dritë e syve të tu
depërton thellë
nëpër labirinthet e shpirtit
dhe ndjesia më e ëmbël,
plekset me lëngun e zjarrtë të tij,
ndërsa zemrës i shton pulsimet,
drithërohet e drithërohet ajo,
në më të ëmblën kënaqësi…


Ajo dritë, si një shigjetë zjarri,
por
me një butësi të jashtëzakonshme…
dhe një lloj dhimbje të ëmbël
godet,
frymën flakëron
dhe ndez një zjarr në gji,


Ajo dritë, thellësisht depërtuese,
lirshëm flet veç për dashuri,
Ajo dritë eksituese
tejçon deri në rrënqethje dashuri,
Ajo dritë s’mund të fshihet…
dhe s’ka emër tjetër,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT