Së shpejti në Itali, nën patronatin: OKB, Katedra e Grave, Wikipoezia, Wikipeace dhe Akdemia Tiberina, editori Gian Carlo Lissi (Shtëpia Botuese G.C.L Edizioni) do të publikojë përmbledhjen SOPRAVVISSUTE – TË MBIJETURA me poezi nga 42 poetesha, përfitimi i të cilit do t’i dhurohet Organizatës Kundër Dhunës së Grave Co.Tu.Le Vi – Itali, lindur më 11 nëntor 2012, por që e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2008. Sporteli i ndihmës mbron të gjitha llojet e dhunës dhe mbështetet në bashkëpunimin e: psikologëve, avokatëve, mjekëve, punonjësve socialë dhe ndërmjetësve, anëtarëve të familjes në dispozicion për të ofruar vullnetarisht këshilla dhe mbështetje, duke garantuar profesionalizëm maksimal dhe konfidencialitet për mbrojtjen kundër dhunës ndaj grave në të gjithë botën, të cilat në heshtje vuajnë dhunën fizike dhe verbale por, pavarësisht kësaj, ato vazhdojnë të ecin përpara, gëlltisin lotët, njollat e zeza në shpirt dhe në trup, shtrëngojnë grushtat, mëkëmben, ngrihen dhe buzëqeshin, rrisin fëmijët e tyre të vetme, duke shpërndarë vetëm: Dashuri, Paqe, Dritë dhe Diell kudo…
Gruaja mbart një fuqi të tillë, të papërshkrueshme, të cilën burri shpesh nuk është në gjendje ta kuptojë dhe ta kapërthejë. Ajo rigjeneron vetë JETËN në trupin e saj, ndaj nuk I trembet asgjëje. Ndoshta nuk mund të matet me forcën e burrit, por, njësoj edhe burri nuk mund të matet me forcën e saj. Gruaja mbart brenda qenies të saj, për 9 muaj: Jetën, të Ardhmen e Planetit.
Sot gratë nuk punojnë vetëm 24 orë në ditë në shtëpi duke bërë Gjithçka me energji të cilat nuk i shterojnë kurrë, por ato janë edhe: Presidenti i Shtetit, shkencëtare, mjeke, astronaute, magjistrate, gjykatëse, inxhiniere, arkitekte, gazetare, poete, shkrimtare, etj…