Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba -Epitafi të jetë poezi

Arjana Fetahu Gaba -Epitafi të jetë poezi

Të gjithë do të vdesim një ditë
E kemi të shkruar
Ti vdekjen s’mund ta gënjesh
Nga “ajo” asnjë s’ka shpëtuar


Po ashtu dhe unë si të gjithë
Do të vdes, e po pastaj?!
Asnjë gur për shënjë s’do t’më mbesë,
Por kjo s’më bën fare të qaj


Veç një lëndinë me bar do të kem
Ku mëngjeset do t’më lajnë me vesë
Natyrisht as Zoti tim
S’do ti jem më në kujtesë


Por, para se ti shkoj asaj lëndine
Një lutje e kam si një amanet
Mos më lëvizni nga qetësia
Sa të ndërrojë këtë jetë


Le t’më shkumbëzojë pështyma
Si shkumë valësh që desha aq shumë
Le t’më mbyllen qerpikët e bukur
Si një fëmijë në gjumë


Flokët e bardhë lëmini shpurpuritur
Rrudhat mos mbi mbuloni me gjë
Ato të tregojnë një shpirt të harlisur
Dhe një mall që qan nën zë


Do t’heshtni për pak ju që më doni
Një bisedë do t’kem me të shtrenjtët e mi
Do t’u them që të mos harroni
Epitafi të jetë poezi


Ah, mos ma prishni shikimin ngultas qiellit
Se një këngë do këndohet për mua
Gatuar me lotin në cepin e syrit
Dhe me fjalën e fundit ” Ju dua”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT