Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritALLISON GRAYHURST - PËRKTHEU IRMA KURTI

ALLISON GRAYHURST – PËRKTHEU IRMA KURTI

ALLISON GRAYHURST është nominuar pesë herë si “Poetja më e mirë online”. Ajo ka mbi 1,400 poezi të botuara në mbi 530 revista ndërkombëtare revista, duke përfshirë edhe përkthimet e veprës së saj. Ka botuar 25 libra me poezi dhe 6 libra xhepi. Allison jeton në Toronto me familjen e saj. Ajo punon gjithashtu edhe me argjilë.

AI FUND

Ai fund ishte një tingull,
një fllad i mprehtë që kriste
arkivolin në një funeral.
Dashuria që mund të ndodhte, ndodhi,
ajo u shtri e dendur si gjalp,
një ëndërr e rrallë që trazon
në orët e para të mëngjesit.
Të mbaja për dore dhe ti shkëlqeje
me një thellësi të bukur plotësisht tënden.
Ai fund ishte punësimi
në një punë të ëndërrt, plot kuptim
që godet anash dhe fort pa pushim.

Duart e tua janë ato të një intelektuali, të buta
ashtu siç kanë qenë gjithmonë.
Blloku prej betoni i përket së kaluarës.
Era e keqe që përsërit turpin është zhdukur,
me një aromë të këndshme është zëvendësuar.

Ne i përkasim njëri-tjetrit, në prag
të kësaj ekstaze të papërjetuar, që fillon të lulëzojë,
të trupëzohet, duke kërkuar vendin tonë në kërcell –
të ushqyer nga pasuria e ankoruar poshtë
dhe nga dielli i pastër i ngjyrosur, dëshmitar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT