Kush mbolli një dashuri e nuk korri tërmet?
Kush mbolli puthje dy e nuk korri furtunë?
Qyteti më dridhet nën këmbë, hëna shkulet, ik,
posa t’i shoh ninëzat… malli m’shqyen e djeg.
Në hirin e shpirtit katran, botë të paanë të kam,
kudo shkoj, kudo jam, kuvertë e anijes së paqes
e vrerit, për ty mbes. I ngritni velat! Të ikim, aman!
Jam peshkatar, kozmonaut, timonier, e dashuruar!
Pi atë kupë me helm, nga qiej Empire të solla, ta dish!
Atë do pi dhe unë dhe kam pirë! Vdekja s’është gjë!
Triumf triumfesh mbi botë prore veç dashuri, rri qetë,
kopsht stine mbi stinë, plaga e zjarrit, o qiparis!…
O lulkë limoni, ulli i besimit! O qeli e kupës së qiellit!
Duhej tufë maestrosh, prapë s’kapnin qepallën tënde,
o profetë, o fusha lufte, o plantacione portokajsh,
kush pa të tillë shpirtë… më thuani veç një herë!