Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaFJALA KRYENGIRTËSE E SHKRIMTARIT Bedri Tahiri, DARDANIA MËSIM LIRIE, Lena, Prishtinë, 2024)

FJALA KRYENGIRTËSE E SHKRIMTARIT Bedri Tahiri, DARDANIA MËSIM LIRIE, Lena, Prishtinë, 2024)

Shkruan Atdhe Geci

Shkrimtari, eseisti, publicisti dhe studiuesi Bedri Tahiri edhe në këtë moshë të madhe, lapsit i jep udhë anekënd trojeve shqiptare. Libri “Dardania, mësim lirie” është vepër mision për sot, për nesër dhe për të gjitha kohërat. Në të gjitha shkrimet e veta, Bedri Tahiri vë në letër shpirtin e tij letrar, përvojën e jetës së jetuar, mesazhin për artin, për atdhedashurinë, për shkencën dhe për kulturën shqiptare.
Bedri Tahiri, tashmë u takon dy shekujve letrar. Libri i tij i di fjalët e tokës, fjalët e detit, fjalët e qiellit, fjalët e shkrepave, fjalët e erërave të forta, fjalët e stinëve me stuhi si dhe melodinë e numrave për ter Atdheun. Libri “Dardania, mësim lirie” e di emrin e vërtetë të Atdheut tonë- Dardanisë. Ky libër është një ëndërr epokash, për një mësim lirie për brezat e ardhshëm shqiptarë!
Libri “Dardania, mësim lirie” i merr të mirën jetës dhe shkruan me zemër identitetin dardan të Ilirisë. Dardania pellazge-ilire është vijimësi e historisë dhe kulturës të popullit tonë. Ne, dardanët e sotëm, jemi krenarë që trashëgojmë pellazgët e lashtë dhe origjinën e gjuhës së tyre, të cilën e flisnin dhe perënditë.
Lulet e gjelbra të erës flasin bukur pellazgjisht, na thotë natyra. Në Atdheun tonë të lashtë e të ri, pellazgjisht flasin edhe të gjitha emërvendet e tokës sonë. Në këtë tokë të lashtë pellazge, shqip flasin: guri, bari, pema, uji, zjarri dhe drita. Kjo tokë poetike e natyrës e meriton nderimin e kallinjve, të luleve, të frutave të saj. Ky libër është vërtetësi e shpirtit dhe zemrës, të quajtur Bedri Tahiri.
Aktualiteti i tij prej shkrimtari jeton dhe mbijeton në tërë qenien e Bedri Tahirit. Ky shkrimtar i shquar e prodhimtar, është autor i mbi 54 veprave në letërsinë tonë të bukur. Shkrimtari Bedri Tahiri njihet si mjeshtër i hartimit të monografive për dëshmorë, por ai është i dëshmuar edhe në vargun poetik, në prozë (në tregime e romane), edhe në fushën e kritikës si dhe në publicistikën kryengritëse.
Personazhet në veprat e Bedri Tahirit, janë ndërgjegjja e shkrimtarit për Atdheun dhe për Kombin. Hartuesit e këtyre shkrimeve vlerësuese nuk e patën të vështirë, sepse, kjo penë e artë, nuk shkruan dosido, por laton me daltën e artistit profile luftëtarësh që me gjakun e tyre nderuan Dardaninë, dhe Ilirinë e tyre!
Libri “Dardania, mësim lirie” paralajmëron lindjen e një epoke të re, e cila do t’ia kthej emrin e vet Atdheut, emrin ILIRI. Një qasje vërtetë kombëtare për një epokë shqiptare.

Dortmund, 2024

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT