Saturday, December 28, 2024
BallinaVitrina e libritNeviana Shehi -HIJA E MIKUT TË ARMIKUT TIM

Neviana Shehi -HIJA E MIKUT TË ARMIKUT TIM

Hija e mikut të armikut tim
bën një dredhë të fortë
në çastin e kapërcimit të shkallëve
për t’u parë sy më sy me mua


E kisha ndier afrimin e natës
por jo praninë e beftë të buzëqeshjes së tij


E di që askush s’do të më flasë
nëse i kthej shpinën asaj
dhe e lejoj të vazhdojë dhe më tutje
nuk di ç’më pengon për ta çuar
gjer në fund hakmarrjen time
ka të ngjarë ngjyra e tij e tejdukshme e buzëqeshjes
ose për ta thënë më troç
miku i armikut tim mund të jetë
edhe miku im i nesërm


Në jetë asnjëherë
s’bëhen plane urrejtje ose dashurie
erës mund t’i zbulosh drejtimin
por jo të bëhesh dishepull
i saj dhe t’i ndërrosh drejtimin


Sido që të jetë
unë u takova ballë për ballë
me mikun e armikut tim dhe nuk e urreva
ndoshta është prirja ime
për të mos i futur të gjitha gjërat
në një shportë
apo karakteri im që fal


Që atëherë
hija e mikut të armikut tim
përveç emrit
nuk më kujton më asgjë armiqësore
përveç ndonjë historie të trishtë
që e kanë zbehur vitet…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT