Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritLanda Molishti -MOS MË PARAGJYKO?

Landa Molishti -MOS MË PARAGJYKO?

Mos më paragjyko!
Më duaj, kështu siç jam.
Të dua, kështu si je.
Më lerë, të buzëqeshë pranë teje,
Qoftë edhe një çast.

Ty, dua të buzëqeshësh, pranë meje!…
Ty, solle tek unë poezinë, thesarin e rinisë sime.
Të humbur, stuhive jetësore, ndër vite…

Ty, kurrë nuk më harrove,
Ndër vite, më kërkoje,
e më kërkoje, me ëndrra, me shpresa, pa u ndalur!…

E një ditë, prej ditësh, më gjete!…
“Hape derën”, hyre gazmor, pa të ftuar.
Si një lule, që çel vetveten!…,
E, më pas kur e sheh habitesh?!

Eh!…
Ashtu, me sy të përlotur,
Me buzët që dridheshin, nga dhimbja e shpirtit,

“Të tronditur”, pëshpërisnim me veten:
Pse kaq vonë?! …

Shumë humba unë,
Padyshim, humbe edhe Ty!…
Tani, aspak s’ka rëndësi,
Kush humbi më shumë!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT