Sunday, December 1, 2024
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti -Koha nuk të zëvendëson!

Miranda Troci Derti -Koha nuk të zëvendëson!

As ditët as shekujt
Nuk të zëvendësojnë as me një thesar
Edhe në kam vdekur.
Dashurinë tënde pa e marrë.


As loti as lutja për ty nuk mjaftuan.
As dhimbja që më dhe shpirtin për t.më shkatërruar..
Të dhashë më të ëmblën ndjenjë ma kthen në arsye.
E helm brenda më mbolle në çdo llojë mënyre..


As koha as jeta ktë dashuri s.ta fali..
Namë veten çdo ditë ushqyer me shpresë.
Egon e mashtrimit as vitet s.ta ndalin.
Mbyllur brenda sedrit në lotë e dënesë..


Rend pas kërmave si korbi pas gjahut..
Të cukitësh mish të krimbur qelb erë..
Koha do të të jep ndëshkimin dhe hakun.
Ferri do të të presë krahë hapur atë derë..


Haram ti kam bërë ditët që të dhurova.
Dashurinë më të pastër për ty përjetova..
As koha as jeta as shekujt që vijnë e shkojnë.
Egon e sëmurë kurrë se shërojnë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT