Sunday, December 1, 2024
BallinaSportTrajneri i Rumanisë u bën thirrje tifozëve të mos jenë armiqësorë ndaj...

Trajneri i Rumanisë u bën thirrje tifozëve të mos jenë armiqësorë ndaj Kosovës

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu, ka kërkuar nga tifozët rumunë që të mos krijojnë atmosferë armiqësore dhe të mos bëjnë thirrje josportive në përballjen kundër Kosovës.

Kosova i shkon Rumanisë më 15 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo përballje është vendimtare midis dy kombëtareve në luftën për vendin e parë të Grupit 2.

Herën e fundit kur Rumania kishte qenë nikoqire e Kosovës kishte pasur thirrje kundër Dardanëve, madje ishte shfaqur baneri “Kosova është Serbi”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT