Ajo humbi puthjen diku
nëpër hënë,
E kishte parandier, madje
pat thënë: se fjala vret malet
malet me gjithë kreshtat.
Toruan ia fali muzgut
vjeshtarak
Heshti edhe pse do donte hak,
U pajtua çuditërisht me perëndimin.
Përqafoj muzgun me të artin diellin.
Nuancash ngjyronte në lirika vargje
Vajza hënë me vrimka në faqe,
E vranë, e shanë gjarpërinjtë,
Helmin riktheu mjaltë
tek poezitë.
Mirësia vret të gjitha ligësitë,
ishte e mbetet po ajo hënë,
Që kurrë nuk e humbë bukurinë.