Është festë,
festë i thonë..
Paçka se disa e quajnë ditë e pushtimit,
të tjerë dita e çlirimit.
Ata pak të rinjë që kanë mbetur pa ikur,
pijnë hashash ,
në qoshet e heshtura të trishtimit.
Një plak me telefon në dore,
pret ardhjen e djalit më kot,
reumatizmi i vetmisë,
i dhemb gjithnjë e më fort.
Është festë
e ftohtë si vetë koha
ska as flamuj as banderola.
Gratë në ballkone,
kanë hapur perde e tapeta.
Në muzgun e kësaj nate të gjatë,
vdiq festa.