Ka disa ngjarje, që të mbijnë në kujtesë
Në trajta njollash ngjyrë gri
Ta bëjnë të dimërt çdo mëngjes
Ta mbushin ditën me mërzi
E para është sherri me një burrë
(S’më del nga mendja edhe sot )
Unë nuk i dua sherret kurrë
Po kur të vijnë ,s’iu shmangesh dot
Me zor kish pritur të më zbrazej
(Shumë njerëz sot janë bërë me hënë )
Ngaqë e preka pak tek krahët
Nuk më la llafe , pa më thënë
S’ më la as kohë, ta s’qaroj mirë
As ti lyp ndjesë nuk më lejoi
Në jetë njoh tipa të vështirë
Po me atë s’flitej me gojë
E dyta është “ftohja” me një mik
(Ai ende zien nga mërija )
Më ftoi të pijmë kafe një ditë
Por unë nuk kisha kohë të rrija
Dhe pse kanë shkuar kaq shumë vite
Mëri e tij shpesh më gërvisht
Dikujt këto nuk i bejnë përshtypje
Por unë jam.ndryshe, fatkeqesisht
Ka disa ngjarje, që të mbijne në kujtesë
Dhe të mërzisin orë pa orë
Ndonjëherë për këtë zverdhem si vjeshtë
Dhe pse nuk jam.aspak fajtor